Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se rezultati i fitores së PS-së do të kontestohet nga rivalët e tij.

I ftuar në ‘Opinion’, kreu i qeverisë tha se figurativisht se ‘Shqipëria me varr të hapur sa herë humbasin këta’.

“E para e punës, këta që dolën në Elbasan, këta që dalin si tufa hienash në rrugë, s’kanë lidhje me standardet e as BE. Këta janë rikthemi në skenë i të njëjtës fantazëm që historia ua nxjerr shqiptarëve sa herë janë në udhëkryq. E dyta; zgjedhjet të 2017 nuk janë kontestuar. Ato mbaruan, erdhi vera, u bënë pushimet. Nisi një garë brenda PD dhe nisi avazi. Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin. Do dalin rezultati, problem i madh. Ndaj shqiptarët në 25 prill duhet t’i japin fund kësaj historia t’i lënë të vdekur të varrosin të vdekur. Se s’mund të rrijë Shqipëria më varr të hapur sa herë humbasin këta.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb