Në pritje të fakteve që klubi i Man.United kërkon pas deklaratës “bombë” të bërë nga C.Ronaldo, është thuajse e sigurt se mes palëve nuk ka më kthim pas, divorci është thjesht çështje kohë dhe shifrash.

Mediat britanike i kanë kushtuar faqen e parë çështjes “Ronaldo”, të gjitha bashkohet në një pikë: United tani “shkarkon” Ronaldo-n, do t’i prish kontratën, ndërsa parashikohet edhe një super gjobë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ti na tradhtove”, ishte titulli i Mirror. Daily Mail shkon edhe më tej duke shtuar se Ronaldo ka nisur prej kohësh të mendoj për një skuadër të re në janar, ndërsa në skenë del edhe një herë emri i Bayern Munich. Sipas të përditshmes britanike, Bayern është prioriteti kryesor i portugezit, madje agjenti i tij Jorge Mendez ka nisur edhe një herë kontaktet me përfaqësuesin e Bayern.

“Asnjë shans për kthim pas”, ishte titulli i Daily Express që si të gjithë mediat e tjera e bën të sigurt largimin e Ronaldo-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb