Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan se qeveria ka dhënë së fundmi pak më shumë se 5000 paga lufte për punonjës apo të larguar nga puna nga Transporti Rrugor i Udhëtarëve.

Rama shprehet se qeveria vazhdon që të jetë me qytetarët, duke i ndihmuar ato në këto kohë pandemie.

Postimi i Edi Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

👐🏿 SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor🤝

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

✅ +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

✅ Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)🤩

#ShqipëriaQëDuam 🇦🇱☀️

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb