TIRANË

Studentët e Juridikut vijojnë t’u qëndrojnë pikave të tyre, ndërsa kanë denoncuar një rast, që sipas tyre anëtarët e forumit rinor të Partisë Socialiste i kanë provokuar gjatë ditë së djeshme, teksa mboldhën firmat e disa studentëve për të vijuar  procesin mësimor.

Një student i Juridikut deklaroi për gazetaren e BalkanWeb dhe News 24, Dorjana Bezat se qëndresa e tyre do të jetë deri në plotësimin e kushteve siç i kanë kërkuar ata dhe jo siç do t’i plotësojë shefi i qeverisë.

Gjithashtu studenti i intervistuar u shpreh se presin që të kenë mbështetjen e pedagogëve dhe kjo do të përcillet përmes një deklarate në orët e mëvonshme.

“Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin. Për këtë arsye  ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.

Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi  ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb