Ish-ministrja e Integrimit Klejda Gjosha vjen me një mesazh senzibilizues për mbrojtjen e të drejtave të grave.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha thekson se çdo dhunë ndaj gruas, është dhunë ndaj familjes dhe shoqërisë.
“Të drejtat e një gruaje janë në thelb të drejtat e njeriut. Cdo dhunë ndaj gruas, është dhunë ndaj familjes dhe shoqërisë. Jemi bashkë për t’i thënë STOP dhunës ndaj grave dhe të përqafojmë kulturën e integrimit të grave dhe vajzave në cdo sferë të jetës!”, shkruan Gjosha.