TIRANË

Kur na ndajnë tre javë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca përsërit apelin drejtuar të rinjve, që të ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e votës.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”.

Këtë apel ambasadori Soreca e bëri nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për programin e BE-se ‘Erasmus plus’.

“Në kuadër të këtij programi, rreth 8000 studentë e akademikë shqiptarë kanë shkuar në vendet e BE-së”

Ambasadori Soreca bëri të ditur se për periudhën kohore 2021-2027 fondet e programit ‘Erasmus plus’ janë dyfishuar, duke arritur shifrën e 26 miliardë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb