Aeroporti i Rinasit nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë udhëtarët.

TIA (Tirana International Airport) thekson se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës duhet të jetë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, më konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Në të kundërt, TIA njofton se pasagjerët duhet të paraqesin vetëm rezultatin e PCR negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë i TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër ( Përditësim)

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca,
Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport
‐‐———————-

To the attention of the passengers ëho travel to France and Sëitzerland ( Update)
As of today, for entry into the territory of France and Sëitzerland for the Albanian traveler

Requirements: If they provide proof of complete vaccination ëith a vaccine recognized by the European Medicines Agency (Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson &
Johnson), the traveler is not subject to any restriction, ëhether it is compelling reasons, tests to be presented or quarantine measures.
If he is not vaccinated or if he does not have a complete vaccination schedule, he must only present the result of a biological virological screening (PCR) or antigenic examination carried out less than 72 hours before departure.

Thank you for your cooperation,

Tirana International Airport


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb