Papa Françesku, një tifoz i madh i Argjentinës dhe i skuadrës së San Lorenzos, foli sot nga mesha e së dielës për eliminimin e Brazilit nga Botërori.

Duke marrë shkas nga disa njerëz që mbanin në duar flamurin brazilian në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa tha: “Shoh që paska këtu disa tifozë të Brazilit. I përshëndes nga këtu dhe iu them që të mos mërziten. Vjen Botërori tjetër.”

Kujtojmë që skuadra e Brazilit ishte një nga pretendentët kryesorë për fitimin e Botërorit në “Rusi 2018”, por ata u eliminuan nga Belgjika në fazën çerekfinale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb