Nga Rwanda në Mbretërinë e Bashkuar ndajnë mijëra kilometra, por jo dashuria për ekipin e  zemrës.

Presidenti i vendit të varfër afrikan, Paul Kagame nuk e ka përtypur dot humbjen e djeshme të Arsenal ndaj Brentford që debutante në Premier League.

Kagame shkruan në tëitter se nuk duhet pranuar mediokriteti pasi një ekip krijohet me qëllim që të fitojë.

Ai thotë se të gjithë e dinë mbi supet e kujt bie ngarkesa, dhe pikërisht këta duhet ta pranojnë.

 

STATUSI NGA PAUL KAGAME

Ne thjesht NUK duhet të justifikojmë ose pranojmë mediokritetin. Një ekip duhet të krijohet me qëllim që të fitojë fitore fitore. Kështu që kur humbasim …. nuk ishte e pritshme! Jam i sigurt që të gjithë e dimë mbi supet e kujt ngarkesa më e rëndë. Shpresoj që edhe ata ta dinë apo edhe ta pranojnë !!! Fund


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb