Premier League po bëhet gati të rifillojë, por jo të gjithë janë dakort që kjo është zgjedhja e duhur. Edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, është kundër rifillimit, teksa nëpërmjet zyrës së tij për shtyp, ka deklaruar për të përditshmen “London Evening Standard”.

“Sadiq Khan është entuziast për fillimin e Premier League dhe sportit në përgjithësi. Megjithatë, teksa vendi vijon ende të përballet me krizën dhe me qindra të vdekur çdo ditë, e sheh të tepërt rifillimin e Premier League dhe zhvillimin e sporteve të tjera në kryeqytet”.

Sadiku Londres
Sadiku Londres

“Si tifoz i Liverpulit, dëshiron që kampionati të fillojë, por kjo duhet të bëhet vetëm kur siguria shëndetësore të jetë e garantuar. Kryebashkiaku është i shqetësuar për shëndetin e futbollistëve dhe të gjithë sportistëve. Ka shumë pyetje për të bërë, ku e para është si mund të luhet duke shmangur përhapjen e virusit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb