Grupimi më i madh në mbështetje të Kombëtares, “Tifozat Kuqezi”, kanë konfirmuar sot bojkotin e tyre për të mos qenë të pranishëm në stadium për sfidën me Bosnjen. Siç patën lajmëruar më parë, ata e kanë marrë këtë vendim ekstrem për asryen se në ndeshjet e fundit të luajtura në Shqipëri janë trajtuar sipas tyre në mënyrë çnjerëzore nga ana e policisë.

Ndonëse nuk do jenë në “Elbasan Arena”, anëtarët e “TKZ”-së, kanë konfirmuar se do të ndjekin të grumbulluar pranë stadiumit ndeshjen miqësore ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Postimi i TKZ
tkz-470x328
“Sonte do të jemi në Elbasan por jo në stadium. Tifozin sonte dhe në të gjitha ndeshjet në vijim (brenda Shqipërisë) do ta bëjë policia me kallashnikov. Kur të largohen kallashnikovët nga tribunat e stadiumeve shqiptare dhe policia të na respektojë siç respektohen qeniet njerëzore, vetëm atëherë do të kthehemi në stadiumet shqiptare. Deri atëherë, Kombëtaren do ta mbështesim vetëm në stadiumet europiane”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb