TIRANE – Tifozat Kuq e Zi ndjejnë nevojën që përsëri, brenda dy muajve, të reagojnë ndaj deklaratës së fundit të trajnerit të ekipit U21 të Kombëtares Shqiptare, Redi Jupi.

Është hera e dytë që brenda një periudhe prej dy muajsh, z.Jupi bën një deklaratë që ne e konsiderojmë shumë të pamatur dhe ofenduese, veçanërisht në këtë moment ku të gjithë tifozët shqiptarë janë në vazhdën e planifikimeve për udhëtimet e tyre në Francë, aty ku ëndrra e ynë shekullore u bo realitet.

Nuk lejomë askënd që të prek emrin e futbollistëve të Kombëtares, qe me shumë krenari e djersë mbrojnë ngjyrat e Flamurit tonë.

Lorik Cana është shembulli më i mirë si duhet Kombëtarja dhe si një i ri duhet të luftojë për ngjyrat e kombit të tij. Gjithashtu, Taulant Xhaka, me paraqitjet e tij fantastike dhe dashurinë për fanellën, na ka bërë të gjithëve të bëhemi tifozët e tij më të mëdhenjtë.

Duke mos dashur të përsërisim fjalët nga reagimi i jonë i parë ndaj deklaratave të z. Jupi në muajin Gusht, për të dytën dhe fundit herë, i bëjmë thirrje z. Jupi të fokusohet në punën e tij për të cilën PAGUHET, dhe që famën e tij ta rritë me punë dhe rezultate, dhe jo me deklarata plotë “fashion” dhe shumë kontradiktore.
Redi Jupi, MOS E TEPRO!
Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb