Tifogrupi më i vjetër në mbështetje të kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shpalosur gjatë ndeshjes kundër Spanjës një banderolë protestuese që shigjetonte Federatën Shqiptare të Futbollit.

“Nuk shitet pasioni për kartën e tifozit” ishte mesazhi që TKZ vendosi të japë në këtë ndeshje, duke lënë të kuptohet kundërshtia mes tyre dhe FSHF-së për krijimin e një tifogrupi zyrtar nga ana e këtyre të fundit, “Tifozët e Kombëtares”. Ky tifogrup i Federatës i pajis anëtarët me karta antarësie dhe u jep favore të ndryshme në lidhje me ndeshjet e kombëtares.

Por fakti është që tifoz nuk të bën as karta, as bileta e sigurt për në stadium, pasi pas pësimit të dy golave disa tifozë filluan të largohen nga stadiumi. Të vetmit që dëgjoheshin në stadium edhe në disavantazh ishin TKZ, që e ka provuar ndër vite besnikërinë ndaj futbollistëve kuqezi. /Panorama Sport/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: