Pas urdhrit të brendshëm të FSHF-së, të publikuar më herët nga “Panorama Sport” se të gjithë arbitrat dhe delegatët e federatës, duhej të ishin në stadium për ndeshjen e Kombëtares U-21 ndaj Irlandës, nga stadiumi vërtetohet ky “urdhër”.

Gazeta fiksoi në shkallët e “Selman Stërmasit”, shumë arbitra të FSHF-së, të cilët ishin pjesë e tribunës kryesore.

Edhe pse tifozët shkuan në stadium me urdhër nga lart, kjo nuk i shërbeu ekipit të Bushit për të marrë fitoren, pasi ndeshja me 21-vjeçarët irlandezë, u mbyll në barazim 1-1./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: