Entuziasmi në qiell tek Interi! Sikundër ka komunikuar klubi zikaltër, “janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019/2020, pasi është arritur limiti i vendosur nga klubi (40 mijë teserime). Një sukses i jashtëzakonshëm që ka parë të përfundojnë në pak orë të gjitha vendet e disponueshme. Faza e dedikuar për rinovimet e abonimeve të sezonit 18/19 ishte mbyllur me një numër rekord rikonfirmimesh të abonimeve”.

Edhe njëherë tifozët zikaltër janë përgjigjur pozitivisht duke shfaqur lidhjen e tyre me ekipin, sikundër e dëshmojnë edhe numrat e sezoneve të shkuara (mesatarja me mbi 60 mijë tifozë për ndeshje). Tifozët e Interit janë galvanizuar më shumë nga ardhja e Antonio Kontes në krye të stolit dhe zërave të shumtë të merkatos me emra big që pritet të vijnë.

Kështu, titullin kampion për tifozët edhe njëherë e fiton Interi: shpresa e tifozëve zikaltër është që kjo gjë të shndërrohet në titull edhe në fushën e lojës. Konte di s’i ta bëjë…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: