Dhe nuk bëhet fjalë për ndeshjen brenda, ato kishin avulluar që përpara se shorti të nxirrte në skenë emrin e Interit. Tifozët e Ajntrahktit të Frankfurtit janë ndër më të zjarrtët në Gjermani dhe shumë të lidhur me fanelën e tyre.

“Commerzbank Arena” është “sold out” në çdo takim, ndërsa ata njihen dhe për spektaklin në tribuna me koreografi të mrekullueshme dhe pirtokenikë mbresëlënëse.

Mjaft interesant është fakti se tifozët e Ajntrahktit kanë prenotuar të gjitha biletat për ndeshjen e kthimit, pavarësisht sesa del rezultati i ndeshjes së parë. Dhe bëhet fjalë për plot 13500 bileta të vëna në dispozicion nga klubi zikaltër i Milanos, që janë ezauruar të gjitha ditën e sotme, ndërsa nuk përjashtohet që të ketë disa mijëra gjermanë më shumë në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb