Turqi-Shqipëri është një sfidë e cila ka nisur të luhet 24 orë përpara orarit zyrtare, një ndeshje e cila po përjetohet shumë në Stamboll ku stadiumi “Sukru Saracoglu” do të jetë me kapacitet të plotë, 50, 509 tifozë. Shqipëria me sa duket tremb jo pak Turqinë teksa Federata Turke e Futbollit po bën gjithçka është e mundur për të zbehur sa më shumë tifozerinë kuqezi, e cila do të ketë në dispozicion për këtë sfidë 2500 bileta. Pavarësisht insistim të vazhdueshëm nga FSHF, homologët e tyre i kanë qëndruar strikt rregullave të UEFA-s duke vendos kushte për tifozët shqiptar.

Postimi I Fshf
Postimi I Fshf

Me anë të një postimi në faqen zyrtare Federata Shqiptare e Futbollit ka paralajmëruar tifozët për gjërat që nuk lejohen në stadium pasi sipas FSHF-ës, Turqia ka një ligj sportiv që nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium: Kemi marrë konfirmimin se do të lejohen daullet për çdo grupim, flamurët shqiptar dhe shallet me logon e flamurit Kombëtar. Nuk lejohet asnjë megafon, baner ultrasësh i çdo tifogrupi, baner me imazhe personale, veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi siç mund të jenë ato me imazhin Autochtonus., lexohet ndër të tjera në postimin e FSHF-ës
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb