Nuk ka qenë një sfidë e lehtë në shumë aspekte përballja me Dijon për Mario Balotelli-n. Skuadra e tij Nice u mund me shifrat 3-2, por vetë sulmuesi italian u bë objekt abuzimesh raciste nga tifozët vendas.

Ishte minuta e 74-t kur sulmuesi me ngjyrë protestoi te gjyqtari Nicolas Rainville në lidhje me abuzimin që po bënin tifozët e Dijon, por si shpërblim mori një karton të verdhë.

Në faqen zyrtare të Nice në “Tëitter”, italiani shkroi: “Mario Balotelli mori karton të verdhë pasi e humbi durimin me ofendimet raciste që po vinin nga tifozët vendas.”

Nuk është hera e parë që Mario Balotelli pëson ofendime të tilla në Francë. Në janar 2017, ai foli kundër tifozëve të Bastia që gjatë ndeshjes imitonin majmunët në momentin që ai prekte topin. Atëherë, Federata Franceze e Futbollit nisi një hetim, ndërsa këtë herë nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: