Drejtuesit e klubit të Portos në Portugali kishin menduar që seancën e parë stërvitore të vitit ta zhvillonin në “Dragao” me dyer të hapura për të kënaqur tifozët. Ata janë befasuar kur panë që në stadiumin e tyre mësynë plot 28 mijë tifozë, duke bërë që ai t’i ngjante finales së një kompeticioni.

Shifra e regjistruar në stadiumin portugez kalon rekordin e vitit 2014 për një seancë stërvitore, e cila ishte deri këtë janar në kuotën 23 mijë. Në fillim, drejtuesit dhe trajneri i Portos menduan për hapjen e tribunës qendrore, por ndërsa koha e stërvitjes po afronte, nisën të vijnë gjithmonë e më shumë tifozë, duke detyruar stafin të hapte thuajse të gjithë impiantin me kapacitet 50 mijë vende.

Braziliani Kelvin ishte mes risive të stërvitjes së parë të Portos, pas rikthimit nga huazimi te Sao Paulo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: