Tifozët e Anglisë janë duke shkaktuar probleme të mëdha për sigurimin e stadiumit të Wembleyt. Fillimisht ata u përleshën me njeri-tjetrin para lokaleve që gjenden afër stadiumit ku luhet finalja e Euro 2020.

Nga ora 21:00, “Tre Luanët” takohen me Italinë, për të përcaktuar fituesin e Kampionatit Evropian. Por u desh fillimisht ndërhyrja e policisë britanike që të ndalonte përleshjen masive mes tifozëve të Anglisë.

Ndërsa gjërat u qetësuan, një tjetër turmë ka shpërthyer dhe tifozët po tentonin të futeshin me dhunë në Wembley. Sigurimi i stadiumit tentoi t’i ndalonte ata që të futeshin me radhë, një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi qindra tifozë filluan të vraponin drejt hyrjes së stadiumit.

Duket se tifozët anglezë do të shkaktojnë incidente edhe brenda stadiumit, mirëpo aty mund edhe të futen sigurimi për t’i qetësuar gjërat nëse është e nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: