Kim Kardashian është kthyer në personin e urryer të tifozëve të futbollit në Europë, të cilët nuk duan ta shohin më në stadium gjatë ndeshjeve të skuadrave të tyre. Tifozët e Arsenalit i janë bashkuar së fundmi listës, përkrah atyre të PSG-së të cilët kishin shprehur pak kohë më parë pakënaqësinë ndaj yllit televiziv e cila akuzohet se ndiqet nga një ”mallkim”.

Tifozët e Arsenalit fajësojnë pikërisht Kim se ka qenë ajo shkaku që “topçinjtë” humbën titullin në javët e fundit duke ia dorëzuar Mançester Sitit. Kim Kardashian ishte e pranishme në tribunë në ndeshjen që Arsenali luajti përballë Sporting Lisbonës në Ligën e Europës dhe për shumëkënd, aty nisi mallkimi i skuadrës, pasi u eliminua me penallti në një sfidë që mendohej se do ta kalonte lehtësisht.

 

Më pas rezultatet negative në kampionat bënë që Arsenali, nga një avantazh prej 8 pikësh që kishte ndaj Sitit, t’i dorëzonte trofeun 3 javë para fundit të kampionatit. Katër fitore, tre barazime dhe tre humbje ishte bilanci “post-Kardashian” i Arsenalit, duke konfirmuar “mallkimin” që e ndjek dhe duke bërë që tifozët në rrjete sociale t’i kërkojnë klubit që të mos e pranojnë më në stadium.

Ndërkohë, tifozët e PSG-së kishin mbetur të pakënaqur pasi vizita e Kim Kardashian i dha fund serisë që zgjaste prej 715 ditësh pa humbje në fushën e vet në kampionat. Ren ia doli të mposhte Mesi & Co. dhe të shtonte famën e mallkimit të Kim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb