TIRANE-Xherdan Shaqiri është kthyer në një çështje te Bajern Mynihut. Futbollisti me origjinë kosovare prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë, por drejtuesit e Bajernit kërkojnë të paktën 12 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin 23-vjeçar. Skuadrat që kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e Shaqirit janë të shumta edhe pse tifozët zviceranë duan ta shohin atë te Borusia e Dortmundit.

 

Në një sondazh të realizuar nga e përditshmja zvicerane “Blick”, ku kanë votuar 65 mijë persona, pjesa më e madhe e tyre kanë shprehur bindjen se ekipi i ardhshëm i Xherdan Shaqirit duhet të jetë Dortmundi. 33,6% e personave që kanë marrë pjesë në këtë sondazh dëshirojnë ta shohin ish-lojtarin e Bazelit të mbajë veshur fanellën verdhezi të Borusias.

 

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: