Trajneri i kombëtares, Christian Panucci, në prononcimin e dhënë sot për kanalin e FSHF-së në ‘Youtube’ foli edhe për incidentin në fundin e ndeshjes kundër Ukrainës, ku ai u detyrua të braktiste intervistën për shkak të protestave të tifozëve.

“Unë bëj punën time me shumë seriozitet, duke qenë i bindur se kam një skuadër të mirë. Konferenca për shtyp ishte e keqorganizuar, sepse ishte vendosur të zhvillohej para tifozëve, që me të drejtë ishin të zemëruar me mua. Profesionalisht, edhe ju të federatës keni gabuar, sepse nuk duhej ta dërgonit aty trajnerin. Duke parë që nuk ishin kushtet e duhura për të vijuar intervistën, u largova”, u shpreh Panucci.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb