Alvaro Morata në një të ardhme jo të largët mund të kthehet te Juventusi, klubi në të cilën mund të thjuhet se ka kaluar periudhën më të mirë të karrierës së tij deri më tani.

Sulmuesi spanjoll pas rikthimit te Real Madrid nuk e pa veten në pozita të pëlqyeshme dhe për këtë arsye u largua edhe një herë, duke u transferuar në Londër te Chelsea. Edhe në “Premier League” 24-vjeçari vijon të flasë me gjuhën e golave por pavarësisht kësaj duket se nuk është shumë i lumtur.

Morata, i cili pret të bëhet baba i dy binjakëve, me të fejuarën e tij italiane, mund të vendosë të kthehet në Serisë A, duke qenë se pyetjes së një sondazhi në “Instagram”, të një klubi fansash bardhezi, të cilët kërkonin “nëse do ta dëshironin një rikthim të Alvaro Moratës në Torino”, vetë sulmuesi i Chelsea-s ka klikuar në ikonën “po”…Padyshim që spanjolli i ka bërë të ëndërrojnë tifozët bardhezinj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb