Interi dje depozitoi në ligën italiane formalitet e nevojshme për kontratën e Stefan De Vrij, futbollistit të Lazio-s që në fund të sezonit do të kalojë te zikaltërit.

Kjo lëvizje është parë me shumë skepticizëm nga tifozët e Lazio-s, ekip që me shumë mundësi në ndeshjen e fundit të kampionatit do të diskutojë pjesëmarrjen në “Champions League” piërisht ndaj Interit.

Një pjesë e tifozerisë laciale ngriti në mënyrë logjike problemin, nëse De Vrij do të luajë ashtu siç di për të respektuar fanellën, apo do të mendojë për të ardhmen në Champions, aty ku e pret Interi? Pyetje e logjikshme, përgjigjen e së cilës nuk mund ta japë as vet protagonisti.

Trajneri Inzaghi e konsideron lojtarin pjesë thelbësore të formacionit, por shumica e tifozëve të Lazios nuk e duan në fushë ndaj Interit, si frikë për të tradhtuar ekipin për atë që përfaqëson të ardhmen në Champions.

Por nëse një gabim padashje i futbollistit do të vendosë ndeshjen? Përgjigjen ekzakte nuk mund ta japë askush, por me shumë mundësi holandezi do të akuzohet për tolerim në favor të Interit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb