Egjiptiani Mohamed Salah vështirë se do të paraqitet në ndeshjen e radhës të Liverpoolit kunder Huddersfield që do ta zhvillohet në fundjavë.pasi pësoi një dëmtim kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e Egjiptit.

E mungesa e Salahut është një lajm i mirë për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Shaqiri në këtë ndeshje mund të luaj titullar, pasi është njëri nga lojtarët më të pëlqyer nga Klopp. Por mendohet se Klop në fundjavë do të luajë me Mane, Firmonjo dhe Starrixh në sulm, gjë që ka acaruar jo pak tifozët e kuq.

Tifozeria e Liverpulit, ka kërkuar që Shaqiri ta nisë si titullar në fundjavë, pasi ka ardhur koha që ata të shohin se çfarë mund të bëjë lojtari me origjinë shqiptare nëse luan 90 minuta të plota, pasi janë impresionuar gjithmonë kur Shaqiri ka luajtur. 27-vjeçari është aktivizuar vetëm në katër ndeshje këtë edicion në Ligën Premier ku ka 96 minuta në total.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb