Ditë e tmerrshme për Harry Maguire. Mbrojtësi i Manchester United ka marrë një email kërcënues, ku shkruhej se në shtëpinë e tij në Cheshire do të vendosej një bombë.Lajmi është bërë me dije nga The Sun, me prestigjozen britanike që tregon edhe arsyet.

Wwa
Wwa

Maguire po zhvillon një sezon katastrofal me “Djajtë e Kuq”. Ai ka bërë shumë gafa këtë periudhë, duke ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës. Kjo ka mllefosur tifozët e gjigandëve nga Manchesteri, që duket se tashmë kanë kaluar çdo lloj limiti njerëzor. Manchester United renditet e gjashta dhe mbetet larg objektivit Champions League.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb