Reagimet ndaj kalimit të Sergio Ramos te PSG kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. Nga njëra anë, tifozët e Real Madridit ishin shumë të zhgënjyer që iku kapiteni, ndërsa tani janë mërzitur ata të PSG sepse spanjolli nuk është gati akoma.

Ramos mbërriti në Paris në fillim të verës si lojtar i lirë, por nuk ka luajtur ende me fanellën e PSG-së. I gjithë faji i dëmtimeve, të cilat po e bëjnë vitin 2021 për andaluzianin një sprovë të vërtetë, me më shumë ndalesa sesa paraqitje. Shtatë ndeshje që nga fillimi i vitit 2021, gjithsej 446 minuta lojë. Mjedisi i PSG-së po acarohet me këtë situatë.

Tifozët kanë filluar të bëhen të paduruar. Gjithashtu, sepse nga ana e klubit nuk ka transparencë mbi kushtet fizike të Sergio Ramos, për të cilin ende nuk është parashikuar një datë e saktë e kthimit në fushë. Shpresat për ta parë atë kundër Clermont në fundjavë janë afër zeros.

Madje edhe ndeshja debutuese në Champions kundër Brugge duket një mirazh. PSG prezantoi 5 yje para tifozëve, por vetëm Ramos nuk është te pritshmëritë. Hakimi, Wijnaldum dhe Messi kanë marrë minuta. Donnarumma ende nuk ka debutuar, por të paktën është gati dhe pret shansin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb