Mario Balotelli mund të vendosë për të lëvizur së shpejti, pasi tifozët e FC Sion dogjën fanellën e tij në tribuna pas një disfate ndaj San Gallen. Ish-reprezentuesi i Italisë ka luajtur në shumë skuadra nëpër botë, duke mos arritur kurrë të përshtatet në asnjë prej tyre.

Ai u largua nga Adana Demirspor për FC Sion në gusht 2022, duke shënuar deri më tani pesë gola në 12 paraqitje në Superligën zvicerane. Megjithatë, pati tension pas humbjes poshtëruese 4-0 në shtëpi ndaj St. Gallen të shtunën, e cila i la ata në vendin e parafundit.

Disa tifozë u tërbuan aq shumë me skuadrën dhe konkretisht me SuperMario-n, saqë i vunë flakën fanellës dhe e varën në kangjellat e tribunës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: