NGA FATMIR POPJA
ELBASAN- Përveç mijëra tifozëve shqiptarë dhe izraelitë ndeshjen mes Kombëtares dhe ekipit të Izraelit do ta ndjekin edhe përfaqësuesit e feve në Elbasan.
Ata sot janë mbledhur të gjithë bashkë për të dhënë një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët, nisur edhe nga situata e krijuar dhe dyshimet se do të kishte akte terroriste gjatë kësaj përballjeje.
Koordinatori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, Sokol Kulgjuraj u shpreh se përfaqësuesit kryesorë të saj kanë prenotuar vende në Elbasan Arena për të ndjekur Shqipëri-Izrael dhe për të mbështetur kuqezinjtë.
Ndërkaq ata kërkojnë t’u përcjellin të gjithëve mesazhin se besimi ndihmon atë që e mbart këtë virtyt duke e bërë të dobishëm për vete dhe të tjerët. Në QBNFE bëjnë pjesë përfaqësues nga të gjitha besimet dhe prania e tyre së bashku ka domethënie të madhe dhe dëshmon qartë harmoninë fetare në Shqipëri.
(m.k/BalkanWeb)