Një ndeshje futbolli në “Bundesligën 2” të Gjermanisë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve njerëzve atje të cilët kanë bërë të “zien” rrjetet sociale me komentet e shumta.

Futbolldashësit në kampionatet e Gjermanisë njihen për shfaqje ekstreme dhe anti-konformiste duke provokuar më shumë seç duhet në një ndeshje futbolli. Kështu ka ndodhur edhe më tifozët e Dinamo Dressden të cilët kanë marshuar në rrugë para se të shkonin në stadium me kostume ushtarake që kujtonin nazizmin, raporton “Bild”.

2w993qhighc0.bild_21494773248
Tifozët e veshur ushtarak janë shoqëruar në çdo moment nga forca të shumta policie. Madje edhe në stadium ata kanë patur një vëmendje të theksuar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb