Ergys Kaçe ishte shumë pranë transferimit të APOEL, por mediat qipriote raportojnë së fundi së ky kalim nuk do të kryhet.

Reagimi i tifozëve ultras të APOEL, të njohur për pozitat e tyre ekstremiste të djathta, ishte aq i ashpër sa administrata e ekipit qipriot u detyrua të anulonte transferimin e mesfushorit shqiptar.

Siç dihet, më parë janë publikuar disa foto të Kaçes me shqiponjën e Shqipërisë së Madhe dhe me fanellën ku shkruhej UÇK. Fakt që në 2013 bëri që Kaçe të pezullohej nga klubi i PAOK.
kace
Duket se ky episod ka bërë më shumë bujë se ç’pritej dhe si shkak i kontestimeve të shumta të ashtëquajturve “Savvides” Kaçe nuk do të transferohet në Qipro te APOEL, raportojnë mediat qipriote.

Një sjellje racist tepër e theksuar e tifozëve qipriotë ndaj Ergys Kaçes, pasi kujtojmë që me ekipin e APOEL-it janë aktivizuar edhe futbollistë të tjerë shqiptarë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb