Një e dhënë shumë e rëndësishme vjen nga Spanja duke bërë që tifozët në të gjithë botën të ëndërrojnë më në fund për të parë “pleshtin” me fanellën e ekipit të tyre. Sipas “El Pais”, lajm i qarkulluar më pas në të disa të përditshme sportive, Messi mund të largohet nga Barcelona në çdo moment, në përfundim të këtij sezoni. Kjo është marrëveshja e fundit që ylli argjentinas ka arritur me drejtuesit e klubit blaugrana, një marrëveshja e cila zyrtarisht përfundon më 2021.

Mundo Deportivo
Mundo Deportivo

Sipas zërave që vijnë nga klubi i Barcelonës, Messi pasi ka rinovuar për herë të tetë kontratën me katalunjasit nuk dëshiron të jetë peng i një kontrate në fundin e karrierës së tij por kërkon të jetë i lirë për të vendosur qetësisht se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Leo Messi firmosi për herë të parë një kontratë si profesionit me Barcelonën në vitin 2000, që nga ajo kohë marrëdhënia e tij me klubin ka qenë e fortë, ku në asnjë moment asnjë nga palët nuk e ka menduar kurrë divorcin:

“Leo mund të bëjë ç’të dojë duke nisur nga sezoni i ardhshëm, jemi të gjithë dakord. Thënë këtë, duke parë shifrat dhe moshën e Messit, është pak e vështirë ta shohim në një skuadër tjetër”, theksoi burimi për “El Pais”. Messi është njeriu simbol i Barcelonës, një futbollist unik, një lojtar që i ka dhuruar Barçës kaq shumë suksese, është e vështirë që në këtë fund karriere ta shohësh me një ekip tjetër por në futboll kurrë mos thuaj kurrë, tifozët vetëm mund të ëndërrojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: