Skënder Gega do të vijojë punën si trajner ië kampionatin jordanez të futbollit, aty ku ka firmosur me skuadrën Al Faisali. Arkitekti i rikthimit të titullit kampion te Partizani pas 26 vitesh mungesë, së fundmi ishte në bisedime edhe me Kukësin, por në çastet e fundit Safet Gjici zgjodh t’ia besojë stolin Orges Shehit.

Gega Jordani
Gega Jordani

Edhe më herët Gega ishte në bisedime me një klub jordanez, Al Ramthan, por marrëveshja dështoi. Kampionati në Jordani sapo ka nisur dhe Al Faisali ka barazuar në takimin e parë 1-1.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb