Ndonëse Interi ka arritur të sigurojë trofeun e “Seria A”, katër javë para mbylljes së kampionatit, kupa, do t’i dorëzohet në ndeshjen e sotme, e cila është dhe ndeshja e fundit për këtë sezon.

Ashtu sikurse dy javë më parë, ku Interi luante në “Giueseppe Meazza” ndaj Samdorias, edhe në këtë ndeshje të fundit ndaj Undineses në Milano, kampionët e Italisë janë pritur nga mijëra tifozë.

Ata në masë kanë rrethuar autobusin e klubit zikaltër dhe kanë festuar së bashku me lojtarët e trajnerët. Interi ka grumbulluar deri më tani 88 pikë në këtë kampionat, ndërsa një fitore e mundshme ndaj Undineses do e dërgonte ekipin në kuotën e 91 pikëve.

Sakaq, ‘lufta’ në “Serie A” është zhvendosur në vendet më të poshtme të klasifikimit. Milan, do të luaj ditën e sotme ndaj Atalanta-s dhe do të tentojë të fitojë për të siguruar grupet e “Champion-s League”. Një gjë të tillë do të tentojnë edhe, Napoli e Juventusui.

Nëse Milan fiton ndaj Atalantas, do të ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit.

Ndërsa një fitore e Juventusit dhe një humbje e Milan ndaj zikaltërve të Bergamos, do e dërgonte “Zonjën e Vjetër” në Ligën e Kampionëve. Ndërsa Napoli, në letër ka një ndeshje më të lehtë, pasi Verona, nuk luan më për ndonjë objektiv në ndeshjen e fundit të kampionatit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: