Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me foton që po qarkullon në rrjet ku shihen dy tifozë holandezë që bëjnë foto me një të skuadrës së Romës.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Meta thekson se kjo është foto sa një mijë fjalë, ndërsa shtoi se futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive.

REAGIMI I METËS
Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League!
Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron! ⚽?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb