Tifozët holandezë dhe ata italiane, përveç trazirave që kanë shkaktuar në kryeqytet në prag të finales së Conference League, “kanë shpërndarë edhe dashuri”.
Gazetarja Glidona Daci ndërsa ka qenë live në raportim, ka pasur edhe një “incident” nga dy tifozë të cilët i janë afruar dhe e kanë puthur në faqe.
Këtë moment të sikletshëm gazetarja e ka kaluar me sportivitet ndërsa ka vijuar të raportojë.