Federata Ndërkombëtare e Futbollit, ka dhënë dënime të reja për kombëtaret pjesëmarrëse në botërorin që po zhvillohet në Rusi.

FIFA ka dënuar rëndë Federatën Argjentinase të Futbollit pasi tifozët e tyre u shpallën fajtorë për këndimin e këngëve homofobike.

“Federata ka përkrahur tifozët në hedhjen e sendeve të forta në fushë dhe këndimin të këngëve homofobike e fyese. Gjithashtu edhe për shkeljen e rregullave të mediave dhe marketingut për mos pjesëmarrje në intervista pas ndeshjes”, shkruahet në njoftimin e organit më të madh qeverisës së futbollit.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e Grupit D ndërsa janë dënuar me 105 mijë franga zvicerane

Incidenti ndodhi pas humbjes shokuese të argjentinasve, e cila kualifikimin do ta kërkojë përmes fitores ndaj Nigerisë në takimin e fundit në grupe, shkruan tg.

Theksojmë se takimi mes këtyre dy kombëtareve do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në orë 20:00 në Shën Petersburg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb