Suksesi ndaj Hungarisë ndezi edhe një herë ambientin rreth ekipit përfaqësues, tifozët, lojtarët, stafi, të gjithë u bënë bashkë duke arritur një fitore jetike që mban të ndezur aventurën e Shqipërisë në kualifikueset e botërorit. Të shihje “Elbasan Arena” sërish me ngjyrat kuqezi të linte një ndjesi shumë të mirë, prezenca e tyre në stadium u ndje shumë duke motivuar lojtarët deri në minutën e fundit. Tifozët tani kërkojnë suksesin e radhës, madje ndaj San Marino shpresojnë një fitore me goleadë për ti bërë një mbyllje shumë pozitive ndeshjeve të shtatorit.

241423200 4149797531786111 8926758223694033213 N
241423200 4149797531786111 8926758223694033213 N

Lojtarët gjithashtu shpresojë të shohin sërish tifozët në stadium por interesimi nga ana e tyre ka qenë i paktën, të paktën deri më tani. Deri në këto momente janë shitur më pak se 3 mijë bileta, por një situatë e ngjashme ndodhi edhe ndaj Hungarisë ku tifozët e kishin lënë për në orët e fundit për të blerë një biletë. Për fat të keq, ky është një trend ku tifozët në sfida të tilla “harrojnë” Kombëtaren, por këto janë pikërisht ato ndeshje ku prania e tyre është e domosdoshme për ti dhënë lojtarëve një shtysë më shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb