SHKODËR- Një përplasje ka ndodhur mes tifozerisë maqedonase dhe asaj shqiptare në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë zhvillimit të ndeshjes së parë të Kombëtares shqiptare për Botërorin “Rusi 2018”.

Përplasja ka ndodhur pasi tifozët maqedonas kanë provokuar tifozët nga Prishtina që kanë ardhur për të ndjekur kombëtaren shqiptare.

Si kundërpërgjigje tifozët nga Kosova, “Plisat” kanë thirrur “UÇK-UÇK dhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të tifozëve të Maqedonisë.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për qetësimin e situatës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb