Edhe tani që luan në Arabinë Saudite nuk mungojnë kritikat ndaj Cristiano Ronaldos nga tifozët. Kampioni portugez sapo ka nisur eksperiencën te Al Nassr, klub me të cilin nënshkroi një kontratë të kënaqshme. Vetëm dje erdhi debutimi në ligë, me skuadrën që fitoi 1-0 .

Por cilat janë polemikat që i drejtohen Ronaldos? Epo, një video po qarkullon në rrjet teksa shihet një nga më të mirët në botë që nuk arrin të driblojë një mbrojtës kundërshtar.

Komentet në Twitter ishin të pamëshirshme, ku ndër të tjera mund të përmendim: “Ronaldo nuk mund të driblojë as në Ligën Saudite” ose “lojtari i mbaruar, mezi lëviz”. Me pak fjalë, ishin thëniet klasike negative të cilave CR7 do të përpiqet t’u përgjigjet në fushë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: