TIRANE- Policia bën me dije se disa tifozë shqiptarë që jetojnë në Itali, por edhe disa italianë ndodhen përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për shkak se biletat me emrin e tyre ndodheshin në mjetin e Ismail Morinës, i njohur si “Ballisti” dhe i arrestuar pak orë më parë për armëmbajtje pa leje.

Personat kërkojnë të marrin biletat e tyre për të pasur mundësi të shohin ndeshjen Shqipëri-Serbi, siç raporton gazetari Spartak Koka.

Policia e Tiranës dhe policitë e rretheve është vënë në kërkim të 36 personave, emrat e të cilëve rezultojnë në biletat e gjetura në mjetin e Morinës. Për të shuar çdo dyshim do bëhet verifikimi i gjithë personave. Kjo pasi Policia ngre pyetjen se si ka mundësi që Ismail Morina është pajisur me biletë, kur ishte kërkesë e UEFA-s që ai të mos ishte i pranishëm në stadium. Madje Policia po kontakton edhe me FSHF-në.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: