ELBASAN

Në Elbasan, po luhet ndeshja mes derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se tifozët i kanë vënë flakën një automjeti, tip taksi.

Po ashtu, janë shënuar disa incidente dhe është shkatërruar një nga lokalet më të njohura në qytet.

Tifozët janë të irrituar, duke krijuar trazira në qendër të Elbasanit. Policia tha se dy persona janë lënduar gjatë trazirave.

Në terren janë forca të shumta policore. Janë identifikuar edhe përgjegjësit e sulmit të rëndë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb