Autobusi me ekipin e Interit janë pritur si heronj nga tifozëria zikaltër.

Kur na ndajnë rreth një orë nga sfida me Samdorian, ekipi i Interit është drejtuar për në “San Siro”, por aty është pritur nga mijëra tifozë, që edhe pas një jave janë duke festuar fitimin e titullit kampion të Serie A, torfe që mungonte prej 11 vitesh në Milanon zikaltër.

Në videon e publikuar nga mediat italiane, shihen tifozët teksa rrethojnë autobusin e Interit, ndërkohë, pjesa e stafit dhe lojtarët që ndodhen brenda mjetit, shihen teksa festojnë me tifozët.

Me urdhër të autoriteteve italiane, një pjesë e mirë e tifozëve janë lejuar të qëndrojnë në sheshin para San Siros, për të festuar, kampionatin e 19 të Interit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb