ROME – Tifozët e Romës provokojnë Lorik Canën me banderolën “Kosova është Serbi” gjatë ndeshjes derbi kundër Lacios. Mediat italiane kanë zbuluar dje një mbishkrim kundër Kosovës, i cili është shpalosur në tribunën e tifozëve romanë gjatë ndeshjes së të dielës në stadiumin “Olimpiko”. Ultrasit verdhekuq kanë dalë haptazi kundër Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim ata sigurisht që do të gjejë simpatinë e serbëve. Mirëpo, kjo kurrsesi nuk do t’u pëlqejë tifozëve të skuadrës romane në Shqipëri e Kosovë. Gazeta “Panoramasport” shkruan se gjatë ndeshjes derbi, në fushë ka qenë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Cana, me fanellën e Lacios dhe sigurisht ky ka qenë një provokim i hapur për kundërshtarin e betuar të Romës, që është skuadra bardhekaltër. Përveç Canës te Lacio, është edhe portieri Etrit Berisha, i cili ishte pjesë e stolit në derbi, por gjithashtu klubi bardhekaltër ka një shqiptar në një post të rëndësishëm, pikërisht drejtorin sportiv Igli Tare. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se nuk është hera e parë që shfaqen të tilla banderola në stadiume europiane.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: