Carlo Anceloti gëzon një reputacion të shkëlqyer falë moshës por edhe për shkak të rezultateve të arritura me klube të ndryshme. Pavarësisht të gjithave, edhe ai është njeri e mund të gabojë.

Italiani pranoi se i kishte treguar gishtin e mesit një tifozi të Hertës së Berlinit, të cilin e akuzon se e ka pështyrë, vetëm pak pas barazimit 1-1 të Bayern Munchen në kryeqytetin e Gjermanisë, ditën e shtunë.

Bayern gjendej në disavantazh të një goli, të shënuar nga Vedad Ibiseviç që në minutën e 21-të të ndeshjes, edhe pasi përfunduan 5 minutat shtesë të dhëna si rrallëherë në një ndeshje të kampionatit gjerman. Por pikërisht në sekondat e fundit, polaku i aktivizuar si zëvendësues, Robert Leëandoëski arriti të barazonte shifrat dhe t’u jepte bavarezëve një pikë për të vijuar kryesimin e Bundesligës.

Goli i 16 sezonal i Leëandoëskit, i cili është shënuar ekzaktësisht në minutën 95:59, ka hyrë në histori si goli më i vonë në historinë e Bundesligës që prej nisjes së mbajtjes së këtyre regjistrimeve në sezonin 2004-2005.

Por barazimi i sekondës së fundit solli edhe skena të pahijshme. Portieri i Hertës, Rune Jarsein goditi topin në shpinën e Xabi Alonsos nga shumë pranë, duke shkaktuar një grindje të fushë mes dy ekipeve. Ndërsa problemi i tifozit të Hertës erdhi në momentin kur Ancelotti ishte duke u futur në dhomat e zhveshjes, i cili reagoi gjithashtu në një mënyrë ofenduese.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb