Ai kishte shumë kohë për të menduar për këtë, herën e fundit që Kanadaja e tij mori pjesë në një Botëror futbolli (në vitin 1986) ai ishte vetëm 8 vjeç, por ajo që Lee Kormish do të përpiqet të bëjë gjatë Katar 2022, është një rekord i vërtetë nga Guinness.

Tifozi 44-vjeçar kanadez i futbollit planifikon të vendosë një rekord të ri për numrin e ndeshjeve të ndjekura drejtpërdrejt gjatë një Kupe Botërore, aktualisht në 31 të vendosura në vitin 2010 nga afrikano-jugori Thulani Ngcobo.

Synimi i Kormish është të arrijë në 41 gara të ndryshme nga 64 në total. Për këtë ndërmarrje nevojiten kohë, para dhe shumë vullnet, por Kormish tashmë ka mbërritur në Doha të Katarit për të nisur aventurën e tij.

“Logjistika e përpjekjes për të mposhtur këtë rekord është e çmendur”, zbuloi ai, duke shpjeguar se si për çdo ndeshje do të duhet të ndiqet nga dy persona që do të vërtetojnë faktin se ai do të qëndrojë ulur në vendin e tij për çdo minutë të vetme në të cilën lojtarët janë në fushë.

Ai as nuk do të jetë në gjendje të ngrihet për të shkuar në tualet, përveç në momentet para ndeshjes ose në pjesën e parë. Pjesa më e vështirë ishte marrja e të gjitha biletave për ndeshjet e caktuara, 41 gjithsej të shpërndara në tetë stadiumet e Katarit 2022, por për këtë ai përdori edhe këshillën e rekordmenit aktual.

“Kam pritur këtë moment gjatë gjithë jetës sime, Kanadaja në Kupën e Botës. Ne kemi pasur kohë të errëta dhe tani nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet” – u shpreh tifozi kanadez. Gjatë arritjes së tij, padyshim, ai nuk mund të humbasë një takim me Kanadanë që do të përballet me Belgjikën të mërkurën më 23 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb