Ditën e djeshme Lorik Cana ka zgjedhur “instagramin” për të komunikuar direkt me tifozët e tij. Nga shumë pyetje që e kanë “bombarduar” menjëhë ish-kapitenin e kombëtares, njëra ka qenë më interesante.

“Kush është i preferuari jot, Taulant apo Granit Xhaka”?, shkruan një tifoz.

Cana në fillim kërkoi t’i shmangej disi pyetjes direkte por këmbëngulja e tifozit bëri të vetën. I ndikuar nga zgjedhja e Taulantit që ka pranuar të veshë fanellën e kombëtares “kuqezi”, Cana zgjodhi vëllain e madh të familjes Xhaka.

I menjëhershëm ishte reagimi i Taulantit, i cili këtë sezon luan me Arsenal në “Premier Ligë”. Me shaka, lojtari i kombëtares së Zvicrës shkruan: “lorik, qysh ti me taulantin”?
kam-sdmsd1485110453rskdskd1485110457
Cana në fillim i ka shpjeguar Granitit se kush zgjedh kombëtaren e Shqipërisë ka përparësi, ndërsa nuk ka ngurruar për t’i tërhequr vëmendjen për kartonin e kuq që mori dje kundër Bournley. “Luaj mirë o torollak, mos merr karton të kuq”, shkruajti Cana duke bërë edhe pak humor.

Në fakt kjo shprehje do të vlente shumë edhe për Lorikun kur luante në fushën e lojës, i cili nuk i ka patur të pakta rastet kur është ndëshkuar me të kuqe. Duket se tashme e ka kuptuar sesa të penalizon një gjë e tillë, e po ja tregon Granitit sa nuk është vonë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb