Lorik Cana në komunikimin më të fundit me fansat “live” në Instagram është “bombarduar” me pyetje nga ndjekësit e tij. Mbi të gjithë pyetjet, njëra ka bërë më shumë përshtypje ose më saktë ka vënë në siklet ish-kapitenin e kombëtares kuqezi.

“A je gei”, ishte një pyetje e bërë nga një prej ndjekësëve të Lorikut. Mbi të gjithë, më shumë kjo ka acaruar ish-drejtorin sportiv të Kukësit dhe Partizanit, Dritan Dervishin, i cili me një gjuhë të ashpër është shprehur se ky është “fundi i futbollit shqiptar”.

“Sapo lexova atë shkrimin mbi komunikimin ‘live’ që kishte pasur Lorik Cana me tifozët në Instagram. Me gjithë mend i kanë thënë a je ‘gay’? T’i çojë motrën Lorikut, ai që e ka pyetur dhe ta vërtetojë nëse është apo jo! Sa turp! Ku po shkojmë?! Ofendohet kapiteni, një tjetër kritikon pa shkak De Biasin, një tjetër shan Dukën. Ndeshjet tolerohen në mes të Tiranës. Futbolli shqiptar po prek fundin. Pastaj duan stadiumet plot…”, reagon shkurt dhe ashpër Dritan Dervishi, raporton newsport.al

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb