SUEDI-Nëse jeni në kërkim të një foleje të ngrohtë dashurie afër një fushe golfi dhe sigurisht në qoftë së do të investoni një shumë të madhe parash mbani shënim.

Lojtari i golfit, Tiger Woods ka vendosur të shesë, jo vetëm shtëpinë e tij mbi liqenin, Mälaren në Suedi por të gjithë ishullin, të cilin e ka në emër të tij.

Këtë ishull ish-numri një në botë e bleu, kur ishte bashkëshorti perfekt i Elin Nordegren dhe ishte në kërkim të një foleje, ku të kalonin pushimet të qetë.

Por me përfundimin e asaj martese cfarë kuptimi ka më, të mbash një ishull rreth 62 hektarë tokë, . cili ndodhet vetëm një orë larg me varkë nga Stokholmi.

Brenda ishullit ndodhet një super vila, e cila është rreth 230 metra katror, një pyll privat, pishinë gjigande dhe gjithashtu ka edhe një bastion historik Viking, që daton në shkullin e njëmbëdhjetë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: